Kronologji e Ndodhive në Lindjen e Mesme për Vitin 2000-2010

Në vitin 2000 - Kryeministri izraelit Ehud Barak jep dorëheqjen, duke shënuar fundin e proçesit të paqes së Oslos, Intifada e dytë nxitur nga Ariel Sharon pasi vizitoi Tempullin e Malit me një bandë të armatosur, Mohamed Al-Dura i vrarë nga snajperi izraelit, Bashir Al-Assad, pas vdekjes së të atit Hafëzit trashëgon presidencën e Sirisë
.
2001 – Talibanët kontrollojnë 95 % të Afganistanit. Oferta e tyre për të kthyer Osama bin Laden në një vend të tretë për gjykim të ndodhive të 11 shtatorit u hodh poshtë dhe ish-presidenti Bush pushton Afganistanin dhe emëron Hamid Karzain si president të tij.

Rusia i dorëzon SHBA-së kontrollin e Azisë Qendrore për "luftën kundër terrorit"; SHBA-të krijojnë baza në Uzbekistan, Kirgistan, Taxhikistan, presidenti pakistanez Musharaf mbështet luftën e "SHBA-ve kundër terrorit".

Çifuti amerikan Daniel Pearl i vrarë në Pakistan, bëhet ikonë perëndimore (spiun i CIA / Mossadit?); rritet simpatia për Hamasin, Izraeli vë në shenjestër  Kryetarin e OÇP-së Jaser Arafat, Intifada vazhdon me 36 shpërthime vetëvrasëse (91 vdekje); Sharon e quan Arafatin si "te parëndësishëm"; zyrtari amerikan, Arabat në Oslo e quan "biri i një kurve ishte tepër i trashë për tu marrë me atë."

2003 - SHBA pushton Irakun.

2004 - Arafati vdes (I helmuar?).

2005 - Tërmet në Pakistan vret 80.000; Ahmedinexhad zgjidhet presidenti i Iranit, kryeministri izraelit Sharon tërhiqet nga Gaza; Kadima fiton zgjedhjet; atentat i vrasjes së Rafik Al-Hariri në Liban e cila çoi në tërheqjen e trupave siriane nga Libani.


2006 - Sharon bie në gjendje kome të përhershme, zëvendësi i tij Ehud Olmert bëhet kryeministër; Izraeli humb luftën e tij me Libanin dhe si rezultat Hizbollahu fuqizohet; Hamasi fiton zgjedhjet në Palestinë; Saddam Hussein u ekzekutua pas gjykimit – një shou i sponsorizuar nga amerikanët.

2007 - Hamasi hiqet nga qeverisja e Bregut Perëndimor por arrin të ruaj qeverisjen e Rripit të Gazës. Ky hap shihet si triumf nga Perëndimi.

2008 – u sulmua Mumbai - fajësohet Pakistani - vriten 170 vetë; Izraeli pushton Gazën (raporti i viktimave 100 me 1).

2009 - AfPak; kryengritja e ujgurëve; Ahmedinexhad rizgjidhet përsëri president i Iranit në kundërshtim me revolucionin portokalli të sponsorizuar nga Perëndimi; në Izrael fiton votimet e djathta ekstreme e Benjamin Netanyahu /Avigdor Lieberman; Goldstone i miratuar nga OKBja, raporton fakte të dokumentuara mbi krimet e luftës izraelite ndaj popullsisë së Gazës, në botë rritet fushata anti-aparteid kundër Izraelit. *          *          *

Bota arabe dhe myslimane pësuan tragjedi njëra pas tjetrës në këtë “dekadë  ferri". Katër luftëra - Afganistan (2001), Irak (2003), Liban (2008) dhe Gaza (2009). Luftëra civile - në Sudan, Jemen, Irak, midis Sunnive dhe Shiave. Në Palestinë midis Fatahut dhe Hamasit, për të mos përmendur luftën e futbollit midis Algjerisë dhe Egjiptit në 2009.

Kushdo që ishte përgjegjës për 11 shtatorin – 11 shtatori përdoret si justifikim për të pushtuar Afganistanin dhe Irakun – ndërsa Izraeli dhe një kombinimi i çuditshëm agjentësh izraelitë shikonin të lumtur Kullat Binjake kur rrëzoheshin.            
Benjamin Netanyahu vetëm pas pak ditësh nga atentati i 11 shtatorit me mendjemadhësi tha: "Ne po përfitojmë nga një gjë, dhe kjo është sulmi ndaj Kullave Binjake dhe Pentagonit, dhe nga lufta amerikane në Irak." Një lëvizje skeptike e fortë dhe e fuqishme kundër 11 shtatorit ngrihet në botën arabe dhe në perëndim duke akuzuar Mossadin për orkestrimin e ngjarjeve tragjike të 9/11.

Kjo dekadë ishte një konfrontim mes Perëndimit dhe botës arabe / muslimane, një "përplasje qyteterimesh" siç është quajtur nga Samuel Huntingdon në vitin 1993. Vendosmëria e Perëndimit për të gjunjezuar rajonin dhe detyruar të ndjekin diktatin amerikan, u nxit nga inciativa të tilla si Dialogu Mesdhetar midis Evropës, Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme (duke përfshirë dhe Izraelin), Iniciativa e Bashkëpunimit të Stambollit, Partneritetit për Paqe, dhe Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, që NATO-ja dhe SHBA-ja përdorën për të avancuar axhendën e tyre në rajon.


Në mbarë botën po rritet indinjata ndaj mizorive izraelite kundër palestinezëve (70 për qind e gjermanëve e shohin politikën izraelite si një luftë "shfarosëse" dhe 50 për qind e barazojnë sjelljen e tyre ndaj palestinezëve me sjelljen që nazistët bënë kundër çifutëve). Kjo indinjatë i jep cytje rritjes së levizjes BDS (
boycott-disinvest-sanctions), si dhe presioneve nga zyrtarët perëndimorë për t'i dhënë fund rrethimit të Gazës. Si pasojë e lobeve të fuqishme izraelite në mbarë vendet perëndimore, qeveritë perëndimore akoma nuk kanë treguar ndonjë angazhim të vërtetë për të detyruar Izraelin të negociojë seriozisht me palestinezët, dhe shpresa që rajoni  të hedh tutje trashgimin e rëndë të konfliktit dhe të tragjedisë në dhjetë vitet e ardhshme janë shumë të pakta.   

Shkruar nga Eric Walberg e mërkurë, dhjetor 23, 2009 11:00

 

http://www.gazetaimpakt.com/

Receive email notifications when new articles by Eric Walberg are posted.

Please enable the javascript to submit this form

Connect with Eric Walberg



Eric's latest book The Canada Israel Nexus is available here http://www.claritypress.com/WalbergIV.html

'Connect with Eric on Facebook or Twitter'

Canadian Eric Walberg is known worldwide as a journalist specializing in the Middle East, Central Asia and Russia. A graduate of University of Toronto and Cambridge in economics, he has been writing on East-West relations since the 1980s.

He has lived in both the Soviet Union and Russia, and then Uzbekistan, as a UN adviser, writer, translator and lecturer. Presently a writer for the foremost Cairo newspaper, Al Ahram, he is also a regular contributor to Counterpunch, Dissident Voice, Global Research, Al-Jazeerah and Turkish Weekly, and is a commentator on Voice of the Cape radio.

Purchase Eric Walberg's Books



Eric's latest book The Canada Israel Nexus is available here http://www.claritypress.com/WalbergIV.html